Pas blerjeve te Lorjentes dhe Tevez, Juventus vendos të shesë. Këtë herë nuk bëhet më fjalë për një hipotezë por për një të vërtetë, e cila konfirmohet dhe nga drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Bepe Marota. Numëri 1 i klubit bardhezi pranoi se tashmë klubi po shqyrton mundësitë për të larguar disa futbollistë. Sipas Marotës madje, kjo përbën një prioritet për torinezët, sidomos në repartin e sulmit ku për momentin ka mbipopullin.
Matri dhe Kuljaerela janë emrat që përfliten më shumë për një largim të mundshëm nga “Juventus Stadium” pavarsisht se drejtuesi nuk përmendi emra konkret. Ideja krijohet dhe nga ofertat që kanë mbërritur për dy lojtarët, sidomos për Matrin. Ndërkohë që duket I vështirë një largim i mundshëm i Vucinic, I cili me ekspereicën e tij mund të jetë akoma i vlefshëm për bardhezinjtë. Gjithashtu përflitet dhe një transferim i Ziegler drejt Torinos. Granatat e kanë kërkuar me këmbngulje dhe fakti që Juventus arriti t’i shkëpusë Ogbonan, e favorizon skuadrën tjetër të Piemontes, që në këtë rast do të gjejë derën e hapur te bardhezinjtë.

No comments:
Post a Comment