Thursday, November 27, 2014

Brandao në burg




  • Futbollisti i Bastias, Brandao, është dënuar me një muaj burg dhe gjobë prej 20 mijë eurosh pas sulmit ndaj mesfushorit të Paris Saint-Germain, Thiago Motta. 
  • Brandao do ta paguajë shtrenjtë sulmin ndaj mesfushorit të Paris Saint-Germain, Thiago Motta, në ballafaqimin PSG-Bastia, në edicionin e kaluar në Ligue 1.
    Ai është suspenduar me gjashtë muaj moslojë nga Komisioni Disiplinor i Ligue 1. Mirëpo, sot i erdhi edhe një tjetër ndëshkim nga gjykata civile.
    Presidenti i Gjykatës në Paris, e ka dënuar futbollistin 34-vjeç të Bastias me një muaj burg dhe gjobë prej 20 mijë eurosh.
    Brandao e sulmoi Mottan duke e qëlluar me kokë në tunelin pranë zhveshtoreve të ekipit.


    Saturday, December 21, 2013

    Krahasimet dhe statistikat: Inter - Milan

    Lajmet për derbin kryesor italian vetëm sa kanë filluar të zbulohen nga analistët e ndryshëm të futbollit.
     
      Pas parashikimit dhe formacioneve të mundshme tani ju sjellim edhe disa krahasime mes lojtarëve kryesor nga dy klubet.
    
    
    Palacio 9 gola - Balotelli 6 gola 
    
    
      Guarin 52 goditje - Balotelli 67 goditje
    
    
    Alvarez 31 pasime vendimtare - Kaka 26 pasime vendimtare 
    
    
      Cambiasso 619 pasime të kompletuara - De Jong 901 pasime të kompletuara 
    
    
      Inter në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar 3 barazime, 1 fitore dhe 1 humbje.
    
    
    Milan në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar 4 barazime dhe 1 fitore.
    
    
    Statistikat nga Della Madonnina 
    
    
      MILAN: 73 fitore, 62 barazime, 285 gola të realizuar
    
    
    INTER: 75 fitore, 62 barazime, 289 gola të realizuar .

    Bale: Është më lehtë në Madrid se në Tottenham

    Sulmuesi Uellsit thotë se ai është duke shijuar që ka më pak presion mbi supet e tij dhe duke qenë në gjendje të mbështetet më shumë në bashkëlojtarët në Santiago Bernabeu këtë sezon. 
    
    
    
    
    Uellsiani u zhvendos në Los Blancos për një tarifë rekord botëror në shtator, ndërsa në mungesë të tij, Tottenham nuk po gjen veten dhe bëri që trajneri Villas Boas të shkarkohet. 
    
    
    Me Ronaldon, Angel Di Maria, Isco dhe mesfushorin Luka Modric Bale beson se ai është në gjendje të përqëndrohet në performancën e tij në vend se të shqetësohet në lidhje me pjesën tjetër të ekipit.  
    
    
    "Në Tottenham unë kam qenë gjithmonë duke u përpjekur të marrë topin dhe të bëjë çdo gjë që të shënoj, ndërsa këtu të gjithë e bëjnë këtë," tha 24-vjeçari për The Telegraph.
    
    
    "Këtu ka lojtarë të klasit botëror në të gjithë fushën, dhe ti mund të koncentrohesh vetëm në lojën tënde, dhe jam duke u kënaqur." 
    
    
    Pas një fillimi jo të mirë me jetën në kryeqytetin spanjoll, Bale ka gjetur formën e tij dhe shënoi nëntë gola në të gjitha garat. 
    
    
    "Ishte e vështirë për të mos pasur një përgatitje parasezonale, ju nuk bëni shumë gjëra me topin, me drejtimin e tij dhe çdo gjë," shtoi ai. 
    
    
    "Unë jam isha i gatshëm ta bëjë atë fizikisht dhe mentalisht, ndjeva se kam qenë në gjendje për të treguar atë që unë kam qenë në gjendje të bëjë." 
    
    
    Bale nuk pritet që të luajë kundër Valencias të dielën pasi mungoi të shtunën në seancën stërvitore të mëngjesit.

    Thursday, August 8, 2013

    Samir Ujkani Drejt Belgjikes ?

     Samir Ujkani mund të rikthehet në Belgjikë, aty ku nisi karrierën si futbollit. Për mbrojtësin esktrem të kombëtares shqiptare interesohet skuadra e kamponatit belg Genk, që kërkon më shumë siguri për portën, edhe pse ka në dispozicion edhe tre portierë të tjerë. Kartoni i Ujkanit vlerësohet 2 milionë euro, por Genk vështirë se do ta shpenzojë kaq shumë para për 25-vjecarin shqiptar që është rritur si futbollist pikërisht në Belgjikë, me të rinjtë e Anderlehtit. Aktualisht Ujkani është nën pronësinë e Palermos, që këtë sezon do të luajë në Serinë B.
    Klubi sicilian ka disa alternativa për portën, por nëse vendos për t’ia besuar Vivianos ose Sorrentinos rolin e titullarit, atëherë Ujkani do të kërkojë një destinacion të ri. Për shqiptarin interesohen edhe skuadra të Serisë A, por që nuk i garantojnë të qenit numri një, ndaj një ofertë e leverdishme e Genkut mund ta detyrojë Palermon të privohet nga shërbimet e tij. Gjatë karrierës së tij në Itali Ujkani ka mbrojtur portën e Novarës dhe Palermos, ndërsa 6 muajt e fundit nuk luajti asnjë ndeshje me Kievon, ku u huazua për 6 muaj.

    Tuesday, August 6, 2013

    Juve huazon Elvis Kabashin te Pescara

    Elvis Kabashi, i bërë protagonist pak muaj më parë pasi i kërkoi Federatës Shqiptare të mos e grumbullonte më me kombëtaren kuqezi, kalon nga Juventusi te Pescara. Formula e transferimit për lojtarin shqiptar që ka luajtur edhe me Shpresat është ajo e huazimit pasi bardhezinjtë nuk duan ta humbasin kartonin e lojtarit, mirëpo nga ana tjetër 19-vjeçari nuk mund të luante në një mesfushë ku titullarë janë emra të nivelit të parë si Pirlo, Pogba, Marchisio e Vidal. Kështu siç bën të ditur faqja zyrtare e Juventusit, klubi e ka blerë përfundimisht kartonin e Kabashit nga Empoli dhe vendosi ta huazojë te Pescara për sezonin që vjen. Me Kabashin shtohet numri i lojtarëve shqiptarë që do të jenë në Serinë B, duke nisur me Elseid Hysajn (nëse ky nuk shkon te Lazio), Edgar çani, Sajmir Ujkani dhe Erjon Bogdani.

    Monday, August 5, 2013

    Seria A, ja 10 lojtarët “peng” të merkatos

    Skuadrat e Serie A janë përfshirë prej javësh nga ethet e merkatos ku shumë lojtarë tashmë e kanë një klub të ri, ndërsa të tjerë ndodhen ende në udhëkryq. Bëhet fjalë për emra të lakuar, por që po bien viktima të mosmarrëveshjeve në bisedime mes klubeve dhe mungesës së ofertave për ta. Për t’u futur më në brendësi të çështjeve të pazgjidhura në Itali, po marrim me radhë 10 lojtarët më të lakuar të ditëve të fundit.
    Njëri prej tyre është portieri Agazzi i Cagliarit, të cilin shoqëria ishullore nuk e lëshon pa 6 milionë Euro. Për të interesohet Fiorentina dhe presidenti Della Valle mund të bëjë një sforcim ekonomik për ta vendosur në katërkëndëshin e skuadrës vjollcë.
    Një tjetër emër i lakuar është kiliani Mauricio Isla. Mesfushori i Juventusit duhet të presë edhe disa ditë për të parë ecurinë e bisedimeve mes bardhezinjve dhe Interit që e kërkon me çdo kusht, por nuk arrin të gjejë formulën për të kënaqur kampionët e Italisë.
    Për të qëndruar te Interi, një çështje e pazgjidhur në gjirin zikaltër është ajo e mbrojtësit Ranocchia, i cili nuk vlerësohet titullar në skemat e Mazzarrit, por nga ana tjetër, Massimo Moratti duhet të punojë shumë për t’i gjetur një destinacion të kënaqshëm. Napoli qëndron në pole position por 10 milionë Euro janë shumë për presidentin De Laurentiis.
    Daniele De Rossi mbetet nyja kryesore që duhet zgjidhur te Roma. Zv/kapiteni po humbet shkëlqimin dhe vlerën e kartonit vit pas vitit dhe ndoshta ky është shansi i fundit për të përfituar diçka nga shitja e tij. Vlera e kartonit shkon rreth 10 milionë Euro, por Chelsea nuk është bërë më i gjallë në Trigoria për të marrë informacione nga drejtuesit verdhekuq.
    10 milionë Euro kushton edhe kartoni i mbrojtësit Zuniga të Napolit. Interi dhe Juventusi janë në balotazh, por për momentin De Laurentiis nuk po lëkundet.
    Kevin Prince Boateng është kthyer në një object të panjohur në Milano. Mesfushori i kuqezinjve dukej shumë pranë Monacos por bisedimet e Gallianit me skuadrën e principatës janë bllokuar, duke e bërë edhe më të paqartë situatën e ganezit në “San Siro”.
    Një tjetër milanist jo komod në Milano është edhe Nocerino. Adriano Galliani kërkon ta shfrytëzojë në maksimum mundësinë për të mbushur arkën duke i vendosur çmimin 7 milionë Euro por aktualsiht është shumë e vështurë të gjendet një blerës.
    Interi ka nevojë për të holla kesh dhe Guarin është një nga të paktët lojtarë që mund të fusë 15 milionë Euro në arkën zikaltër. Mazzarri kërkon ta largojë nga skuadra por nuk mendon kështu Moratti.Gjithsesi, më shumë rreth të ardhmes së kolumbianit do të mësohet gjatë ditëve të ardhshme.
    Nuk mungojnë në këtë listë as dyshja sulmuese e Juventusit, Matri-Quagliarella që me ardhjen e Llorentes dhe Tevez duhet të mendojnë për destinacione të reja. I pari e ka shumë të vështirë për të gjketur një blerës sespe JUventusi nuk ka ndërmend ta lejë të lirë pa 14 milionë Euro, ndërsa napoletani do ta ketë më të thjeshtë të shkëputet nga bardhezinjtë pasi për të kanë shfaqur interes konkret nga Anglia.
    I fundit në listë renditet sulmuesi serb i Fiorentinës, Adem Ljajic. Për të interesohet Milani, por pafuqia financiare për ta vedhur kuqezi e komplikon çështjen.


    Inter, Mazzarri merr përgjegjësitë për humbjet

    Interi i Mazzarrit pëson humbjen e dytë në turneun amerikan në të cilin zikaltërit po marin pjesë. Pas dështimit ndaj Chelseat vjen zhgënjimi ndaj Valencias, ku përvecse sulmi qëndron shterpë, interi pëson 4 gola. Për më tepër në humbjen 4-0 ndaj spanjollëve është parë një skuadër e cila ka bërë hapa prapa pas sinjaleve pozitive të mara në sfidën ndaj Chelseat. Megjithatë trajneri zikaltër, Valter Mazzarri nuk e dramatizon situatën dhe shpjegon arsyet se pse humbja 4-0 ndaj Valencias nuk duhet të destabilizojë skuadrën.
    Walter Mazzarri:
    "Humbja edhe mund të parashikohej edhe pse mund të kishim eleminuar goleadën dhe kjo na shqetëson. Në disa momente duhet të punojmë më shumë dhe mendoj që këtu kam gabuar edhe unë, pasi e kam stërvitur shumë skuadrën. Por në Itali jemi të detyruar të punojmë kështu dhe ky është shpjegimi i vetëm edhe për humbjet e Juventusit dhe Napolit. Nëse dëshiron të marrësh rezultate pozitive në të tillë turne duhet të punosh më pak, ndërsa unë preferoj në këtë moment më shumë punë, pasi jam i bindur që puna do të na shpërblejë".
    Kapitulli Valencia është i mbyllur ndërkohë që përpara është sfida me Juventusin në tokën amerikane.
    "Shpresojmë të rikuperojmë në kohë.... bëj shaka, shpresoj të përmirësohemi dhe do të nisim punën duke u bazuar edhe tek këto humbje".
    Në Guinnes Cup Interi njeh dy humbje dhe ndaj Juventusit do të kërkojë evitimin e vendit të fundit në këtë turne.


    Benitez: Higuain lojtar i klasit botëror

    Nga Londra, ku Napoli i tij gjendet i grumbulluar për turneun e Emirates Cup, Rafael Benitez, komenton për herë të parë afrimet e dy lojtarëve të rinj te jugorët, Gonzalo Higuan dhe Pepe Reina, dy elementë që vetë spanjolli i kërkoi me ngulm në skuadër.
    “Higuain është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe zgjedhja e tij ishte e thjeshtë për mua. I kërkova presidentit ta blinte dhe stafi drejtues u tregua shumë i shpetë duke e mbyllur marrëveshjen brenda një kohe shumë të shkurtër. Më vjen mirë që e kemi këtë futbollist në skuadrën tonë, sepse Higuain është vërtetë një lojtar i klasit të lartë”.
    Përsa i përket afrimit të Pepe Reinas, të cilin Benitez e ka patur portierin e tij dhe te Liverpuli, numëri 1 i stolit napoletan u shpreh se lojtari ka mbetur paksa i zhgënjyer nga largimi që i bënë të kuqtë:
    “Në atë periudhë ne po përpiqeshim të blinim Julio Cesar por nuk gjetëm marrëveshjen dhe u surprizuam kur Pepe Reina u lirua nga Liverpuli, pasi ai është një nga më të mirët në rolin e tij. Ditën që mbërriti në Napoli fola me të, ishte i surprizuar ende për largimin nga Liverpuli. Askush nuk e kishte thënë që nuk kishin më nevojë për të dhe për më tepër ai kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët. Gjithsesi ky fakt na ndihmoi ne që të siguronim shërbimet e tij dhe për mua është një kënaqësi që do ta kem sërish portierin tim”.
    Benitez do ta nisë aventurën e tij në Serinë A, më 25 gusht kur Napoli të luajë me Bolonjën në “Dall Ara” për javën e parë të kampionatit.




    Juve përgatit 10 mln Euro për Kolarov

    Objektivi kryesor i merkatos së Juventusit është një mbrojtës krahu dhe duke parë vështirësitë e mëdha për të arritur te Juan Camilo Zuniga bardhezinjtë janë përqëndruar te Alexandre Kolarov. The Sun zbulon se drejtuesit italianë kanë përgatitur ofertën 10 mln Euro për Man. Cityn me lojtarin që ka pranuar prej kohesh se do t’i pëlqente të luante me Zonjën e Vjetër.




    Juventusi shet dy sulmues!

    Pas blerjeve te Lorjentes dhe Tevez, Juventus vendos të shesë. Këtë herë nuk bëhet më fjalë për një hipotezë por për një të vërtetë, e cila konfirmohet dhe nga drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Bepe Marota. Numëri 1 i klubit bardhezi pranoi se tashmë klubi po shqyrton mundësitë për të larguar disa futbollistë. Sipas Marotës madje, kjo përbën një prioritet për torinezët, sidomos në repartin e sulmit ku për momentin ka mbipopullin.
    Matri dhe Kuljaerela janë emrat që përfliten më shumë për një largim të mundshëm nga “Juventus Stadium” pavarsisht se drejtuesi nuk përmendi emra konkret. Ideja krijohet dhe nga ofertat që kanë mbërritur për dy lojtarët, sidomos për Matrin. Ndërkohë që duket I vështirë një largim i mundshëm i Vucinic, I cili me ekspereicën e tij mund të jetë akoma i vlefshëm për bardhezinjtë. Gjithashtu përflitet dhe një transferim i Ziegler drejt Torinos. Granatat e kanë kërkuar me këmbngulje dhe fakti që Juventus arriti t’i shkëpusë Ogbonan, e favorizon skuadrën tjetër të Piemontes, që në këtë rast do të gjejë derën e hapur te bardhezinjtë.




    Roma përgatit rinovimin e Lamelas

    Drejtuesit e Romës nuk e shikojnë ekipin pa Erik Lamelan prandaj janë gati të rinovojnë kontratën e argjentinasit në mënyrë që të shuajnë dëshirën e ekipeve të mëdha që duan lojtarin. Kështu sulmuesi që përfiton 1.2 mln Euro pritet të zgjasë kontratën deri në 2018 dhe paga e tij do të dyfishohet në 2.5 mln për sezon.



    E ardhmja e Kuzmanoviç larg Interit


    Pritet të mbyllet pas 6 muajsh aventura e Zdravko Kuzmanoviç te Interi. Mesfushori serb që u ble në Janar nga Stuttgarti ka shumë kërkesa dhe klubi pritet ta shesë për të blerë një mesfushor të karakteristikave që kërkon Mazzarri. Për lojtarin 25-vjeçar në garë janë Sevilla, West Ham dhe Sunderland.


    Mario Balotelli

     E kuptoj dhimbjën e fëmijëve sepse jam i adoptuar, dhe gjithnjë do të vazhdoj të dhuroj shuma të mëdha parash për fëmijët në nevojë...!


    Carlos Tevez

    ' Vetem Tek Boca Juniors Kam Punuar Kaq Fort Sa Po Punoj Per Juventusin...' 





    Milito : Dua Te Kthehem Sa Me Shpejt

    Diego Milito : Dua Te Kthehem Sa Me Shpejt , Te Jem i Gatshem Per Ndeshjen Kunder Juventusit...!





    Handanovic : Fiorentina dhe Juventus Jane Super

    Handanovic : Fiorentina dhe Juventus per menyren se si e shoh une futbollin jane superior ndaj nesh !


    Gervinho Lojtar I Romes

    Pas mberritjes ne Rome, dhe kalimit te testeve mjekesore Gervinho sot do ti bashkohet ekipit ne stervitjen e tij te pare...!!!


    Arturo Vidal Kerkohet nga shume klube ...

    Arturo Vidal, i shumë kërkuari nga Real Madrid, PSG si dhe Bayern Munchen si duket do qëndroj në Juve edhe për shumë vite...!!!

    Galiani : El Shaarawy do te qendroje

    Galliani : El Shaarawy do qendroje . Do behet ikone e ekipit , per te kemi refuzuar shume oferta te majme nga Monaco , Psg , City , Chelsea dhe Anzhi . Oferta e fundit qe kemi refuzuar ? Ajo e Anzhi 35 M € + Samuel Eto'o .