Brandao do ta paguajë shtrenjtë sulmin ndaj mesfushorit të Paris Saint-Germain, Thiago Motta, në ballafaqimin PSG-Bastia, në edicionin e kaluar në Ligue 1.
Ai është suspenduar me gjashtë muaj moslojë nga Komisioni Disiplinor i Ligue 1. Mirëpo, sot i erdhi edhe një tjetër ndëshkim nga gjykata civile.
Presidenti i Gjykatës në Paris, e ka dënuar futbollistin 34-vjeç të Bastias me një muaj burg dhe gjobë prej 20 mijë eurosh.
Brandao e sulmoi Mottan duke e qëlluar me kokë në tunelin pranë zhveshtoreve të ekipit.

No comments:
Post a Comment