Nga Londra, ku Napoli i tij gjendet i grumbulluar për turneun e Emirates Cup, Rafael Benitez, komenton për herë të parë afrimet e dy lojtarëve të rinj te jugorët, Gonzalo Higuan dhe Pepe Reina, dy elementë që vetë spanjolli i kërkoi me ngulm në skuadër.
“Higuain është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe zgjedhja e tij ishte e thjeshtë për mua. I kërkova presidentit ta blinte dhe stafi drejtues u tregua shumë i shpetë duke e mbyllur marrëveshjen brenda një kohe shumë të shkurtër. Më vjen mirë që e kemi këtë futbollist në skuadrën tonë, sepse Higuain është vërtetë një lojtar i klasit të lartë”.
Përsa i përket afrimit të Pepe Reinas, të cilin Benitez e ka patur portierin e tij dhe te Liverpuli, numëri 1 i stolit napoletan u shpreh se lojtari ka mbetur paksa i zhgënjyer nga largimi që i bënë të kuqtë:
“Në atë periudhë ne po përpiqeshim të blinim Julio Cesar por nuk gjetëm marrëveshjen dhe u surprizuam kur Pepe Reina u lirua nga Liverpuli, pasi ai është një nga më të mirët në rolin e tij. Ditën që mbërriti në Napoli fola me të, ishte i surprizuar ende për largimin nga Liverpuli. Askush nuk e kishte thënë që nuk kishin më nevojë për të dhe për më tepër ai kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët. Gjithsesi ky fakt na ndihmoi ne që të siguronim shërbimet e tij dhe për mua është një kënaqësi që do ta kem sërish portierin tim”.
Benitez do ta nisë aventurën e tij në Serinë A, më 25 gusht kur Napoli të luajë me Bolonjën në “Dall Ara” për javën e parë të kampionatit.

No comments:
Post a Comment