Interi i Mazzarrit pëson humbjen e dytë në turneun amerikan në të cilin zikaltërit po marin pjesë. Pas dështimit ndaj Chelseat vjen zhgënjimi ndaj Valencias, ku përvecse sulmi qëndron shterpë, interi pëson 4 gola. Për më tepër në humbjen 4-0 ndaj spanjollëve është parë një skuadër e cila ka bërë hapa prapa pas sinjaleve pozitive të mara në sfidën ndaj Chelseat. Megjithatë trajneri zikaltër, Valter Mazzarri nuk e dramatizon situatën dhe shpjegon arsyet se pse humbja 4-0 ndaj Valencias nuk duhet të destabilizojë skuadrën.
Walter Mazzarri:
"Humbja edhe mund të parashikohej edhe pse mund të kishim eleminuar goleadën dhe kjo na shqetëson. Në disa momente duhet të punojmë më shumë dhe mendoj që këtu kam gabuar edhe unë, pasi e kam stërvitur shumë skuadrën. Por në Itali jemi të detyruar të punojmë kështu dhe ky është shpjegimi i vetëm edhe për humbjet e Juventusit dhe Napolit. Nëse dëshiron të marrësh rezultate pozitive në të tillë turne duhet të punosh më pak, ndërsa unë preferoj në këtë moment më shumë punë, pasi jam i bindur që puna do të na shpërblejë".
Kapitulli Valencia është i mbyllur ndërkohë që përpara është sfida me Juventusin në tokën amerikane.
"Shpresojmë të rikuperojmë në kohë.... bëj shaka, shpresoj të përmirësohemi dhe do të nisim punën duke u bazuar edhe tek këto humbje".
Në Guinnes Cup Interi njeh dy humbje dhe ndaj Juventusit do të kërkojë evitimin e vendit të fundit në këtë turne.

No comments:
Post a Comment