Tuesday, August 6, 2013
Juve huazon Elvis Kabashin te Pescara
Elvis Kabashi, i bërë protagonist pak muaj më parë pasi i kërkoi Federatës Shqiptare të mos e grumbullonte më me kombëtaren kuqezi, kalon nga Juventusi te Pescara. Formula e transferimit për lojtarin shqiptar që ka luajtur edhe me Shpresat është ajo e huazimit pasi bardhezinjtë nuk duan ta humbasin kartonin e lojtarit, mirëpo nga ana tjetër 19-vjeçari nuk mund të luante në një mesfushë ku titullarë janë emra të nivelit të parë si Pirlo, Pogba, Marchisio e Vidal. Kështu siç bën të ditur faqja zyrtare e Juventusit, klubi e ka blerë përfundimisht kartonin e Kabashit nga Empoli dhe vendosi ta huazojë te Pescara për sezonin që vjen. Me Kabashin shtohet numri i lojtarëve shqiptarë që do të jenë në Serinë B, duke nisur me Elseid Hysajn (nëse ky nuk shkon te Lazio), Edgar çani, Sajmir Ujkani dhe Erjon Bogdani.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment