Samir Ujkani mund të rikthehet në Belgjikë, aty ku nisi karrierën si futbollit. Për mbrojtësin esktrem të kombëtares shqiptare interesohet skuadra e kamponatit belg Genk, që kërkon më shumë siguri për portën, edhe pse ka në dispozicion edhe tre portierë të tjerë. Kartoni i Ujkanit vlerësohet 2 milionë euro, por Genk vështirë se do ta shpenzojë kaq shumë para për 25-vjecarin shqiptar që është rritur si futbollist pikërisht në Belgjikë, me të rinjtë e Anderlehtit. Aktualisht Ujkani është nën pronësinë e Palermos, që këtë sezon do të luajë në Serinë B.
Klubi sicilian ka disa alternativa për portën, por nëse vendos për t’ia besuar Vivianos ose Sorrentinos rolin e titullarit, atëherë Ujkani do të kërkojë një destinacion të ri. Për shqiptarin interesohen edhe skuadra të Serisë A, por që nuk i garantojnë të qenit numri një, ndaj një ofertë e leverdishme e Genkut mund ta detyrojë Palermon të privohet nga shërbimet e tij. Gjatë karrierës së tij në Itali Ujkani ka mbrojtur portën e Novarës dhe Palermos, ndërsa 6 muajt e fundit nuk luajti asnjë ndeshje me Kievon, ku u huazua për 6 muaj.

No comments:
Post a Comment